Nxënësit dhe studentët gjatë rrugës së tyre të ndërtimit profesional dhe përvojës jetësore hasin në sfida te ndryshme që ndonjëherë dhe nuk munden ti përballojnë. Andaj që të mos dorëzohen në jetë, inspirimi dhe motivimi janë elemente të pa tjetërsueshme drejt arritjes së qëllimit dhe ëndrrave.

Si rrjedhojë e kësaj Fondacioni Albiz organizon me projektin e saj burimor Storje suksesi duke sjellë personalitet të cilat kanë dëshmuar veten në karrierën e tyre dhe që janë model i suksesit për të rinjtë, për mbajtur një ligjëratë motivuese nëpërmjet jetë-përshkrimit të tyre.